-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Jemi të shqetësuar me vendimet e pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës

Kryesoret

Departamenti i Shtetit amerikan shpreh shqetësim për vendimet e fundit të pakoordinuara nga qeveria e Kosovës, në kontekstin e mbylljes së nëntë postave ilegale në veri të vendit.

“Jemi të shqetësuar me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ato i rrezikojnë mundësitë të cilat e ndihmuam Kosovën që t’i krijojë”, u shpreh Miller para mediave.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se këto veprime rrezikojnë mundësitë që Kosova ka krijuar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Ai bëri thirrje për rikthimin e qeverisë së Kosovës në angazhime të ngushta dhe konstruktive me aleatët ndërkombëtarë si SHBA-ja, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe partnerë të tjerë.

Miller po ashtu vuri në dukje mbështetjen e fortë të SHBA-së për integrimin e Kosovës si një demokraci sovrane dhe multietnike në arenën ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për veprime të koordinuara për forcimin e paqes dhe progresit në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit