-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takohet me Zef Çobën: Shkodra është një qytet që inkurajon dhe inspiron artistin

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka njoftuar se është takuar me mjeshtrin e madh Zef Çoba.

Kurti shprehet se Shkodra është një qytet që e inkurajon dhe inspiron artistin.

“Mjeshtri i madh Zef Çoba, jo vetëm që ka kontribuar në mozaikun e këngëve aq të dashura shkodrane, por edhe ka kompozuar simfoni e himne bashkëkohore kombëtare. Të tilla janë “Xhamadani Vija-Vija” si dhe kënga “Atdheut”, e cila vjen si një urim vëllazëror i Shkodrës për Kosovën në vitin 2009, me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e që reciton edhe vargje të Gjergj Fishtës: “Zoti n’qiell e na mbi tokë, me gjithken’ vllazën e shokë.”

Në shtëpinë-studio të tij, mes udhëtimeve në kujtesën e historive, të përvojave e përjetimeve, kënaqësi të dëgjosh edhe për ndërthurjen e këngëve mes Kosovës e Shqipërisë, si në rastin mes Gjakovës e Shkodrës, të cilat jo pak herë miqësisht kanë mospajtime mbi autorësinë se ku përkasin disa këngë të caktuara”, shkruan Kurti.

Ai thotë që hekurudha Prishtinë-Durrës do ti bashkojë dy qytetet më shumë sesa këngët dh të shijojnë pasuritë e mëdha kulturore-artistike, si dhe vlerat kombëtare e historike që të dyja i bartin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit