-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, zbulohen emrat e tre të arrestuarve dhe autori i dyshuar

Kryesoret

Mbrëmjen e 7 gushtit në Talluvia gjatë një krimi u plagosën katër persona dhe një mbeti i vdekur. Policia dhe Prokuroria Italiane në Pesaro po vijojnë hetimet intensive në lidhje me dinamikën dhe motivet e krimit të përgjakshëm.

Në këtë ngjarje mbeti i vdekur shqiptari Dritan Idrizi (Xhepexhiku) i cili shoqërohej nga dy të afërm të tij, i pajisur me shkopinj dhe hekura, teksa shkak i konflikteve dyshohet se ishte një borxh prej 5 mijë eurosh për punët në ndërtim.

Policia arrestoi si autor të dyshuar shqiptarin tjetër Artur Cerria, si dhe dy të tjerë, raporton “corriereadriatico.it“.

Autoritet italiane sqaruan se në burg në Pesaro, në pritje për të dalë në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, janë 37-vjeçari Artur Cerria, murator, Gili Quedari, 28 vjeç, mik i viktimës, si dhe daja i tij, Admir Shoshari, 54 vjeç, banues në San Giovanni në Marignano, mekanik në Cattabrighe.

Ekspertët dhe hetuesit kanë zbardhur detaje të reja nga përleshja e përgjakshme mes dy familjeve ku viktima mori 3 goditje thike në gjoks, nga të cilat njëra prej tyre i mori jetën pasi preku organin jetësor të zemrës.

Dritan Idrizi banonte në Riccione të Italisë, ishte i divorcuar dhe babai i një vajze të mitur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit