-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lojërat Olimpike/ Shqipëria merr medaljen e dytë të bronztë, Dudaev fiton ndaj rivalit hungarez

Kryesoret

Mundësi pas tërheqjes së kundërshtarit amerikan në Lojërat Olimpike në Paris u vu para rivalit hungarez.

Në këtë mundje Dudaev i ka sjellë Shqipërisë medaljen e dytë të bronztë. Ai fitoi medaljen e bronztë kundër hungarezit Iszmail Muszukajev me rezultatin 13-12.

Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja. Hungarezi ngushtoi diferencën me 2 pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.

Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me 4 pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit. Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit