Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Aspropyrgos të Greqisë.
Sipas medias greke një 3-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u shtyp nga një derë garazhi.
Menjëherë ai u dërgua në spitalin Thriasio ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.
Efektivët e policisë arrestuan prindërit shqiptar të 3-vjeçarit, një 39-vjeçar dhe gruaja 42-vjeçare, ata jetonin në një kamp në Aspropirgos.