Në orët e para të mëngjesit një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht.
Një person me iniciale A.Ç., teksa po drejtonte automjetin e tij tip “Renault” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Ai menjëherë është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.