Ditën e sotme në Tiranë u arrestuan dy persona pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kanabis.
Në Laprakë gjatë kontrollit të makinës tip “Audi” të 30-vjeçarit me iniciale A.T., i gjetën dhe i sekuestruan lëndë të dyshuara narkotike. Ndërsa në afërsi të Kodrës së Diellit iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike edhe 30-vjeçarit me iniciale M.H.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje dhe dy aparate celulare.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.