Gjatë orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale.
Një 30-vjeçar me iniciale F.F., u arrestua pasi gjatoi kontrollit fizik iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike. 58-vjeçarja me iniciale M.P.,(Sh) u dënua me një vit burg për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, i kryer në bashkëpunim.
Ndërsa një 35-vjeçar me iniciale E.N., dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe 58-vjeçari O.H. ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Gjithashtu u arrestua edhe 30-vjeçari me iniciale B.Q i cili ishte i shpallur në kërkim veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.