Policia Rrugore gjatë kësaj jave ka arrestuar 61 drejtues mjetesh, ku 29 ka qenë në gjendje të dehur dhe 22 pa leje drejtimi.
Gjithashtu ka pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.
Ndërsa në të gjithë vendin janë vënë 24 729 masa administrative, për përdorimin e celularit, shpejtësi jashtë normave të lejuara, për mos përdorim të rripit të sigurimit etj.
Policia apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit , të përdorin rrugë alternative, tu japin përparësi këmbësorëve, të mos kryejnë manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.