Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook shprehet se në Portin e Durrësi po kalojnë 816 mbetje toksike dhe ky është një skandal pasi sipas tij kemi qverisje-plerë dhe zero SPAK.
Vasili thotë që kjo qeverisje-plerë është qeverisja e Ramës, ku qindra ton plehra toksike dalin pa asnjë problem nga Porti i Durrësit, që është kthyer në një han pa porta në duart e çdo lloj trafiku e trafikanti.
“Ky shtet i inkriminuar gjer ne gryke ja ka falur çdo porte hyrje te vendit horrllekut te mafies, pasi droga, mbetjet toksike e parate e pista e kane autostrade dhe hyjne e dalin si duan dhe kur duan. Dhe shqiptaret e mesojne nga Blomberg kete skandal, qe raportoi se ishte një organizatë amerikane e quajtur “Basel Action Network”, e cila vuri në dijeni autoritete e Tajlandës lidhur me këtë ngarkesë të rrezikshme. Basel Action Network qe nga Amerika zbulon çfare eshte nisur nga Durresi. Ndersa qeveria-plerë vetem ndihmon trafikantet e plerave”, shkruan Vasili.
Më pas ai thotë që SPAK-u brenda 24 orëve do të hetonte dhe të zbardhte përgjegjësinë nga i pari tek i fundit për këtë skandal mafioz, por sipas tij është një zyrë e rilindjes e komanduar nga Edi Rama.