Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim tha se Edi Rama ka bërë dhe po bën përpjekje kriminale për të liruar Dritan Dajtin, vrasësin e katër dëshmorëve, katër oficerëve të policisë.
“Por mos harroni se në të gjitha këto raste pa përjashtim qëndron një zyrtar, qëndron një deputet, qëndron një qeveritar, qëndron vetë Edi Rama. Pastaj dolën Habilajt, këta trafikantë të rrezikshëm për Shqipërinë dhe Italinë, që përdornin skafin, përdornin veturën, përdornin të gjithë pushtetin e tij. Krimi, pasi e largoi antimafia italiane Tahirin nga detyra, solli në pushtet Xhafën. Përfundoi rendi tek Taulant Balla, i akuzuar për porositës vrasjesh në sallë gjyqi”, u shpreh Berisha.
Më pas lideri i opozitës hodhi dyshime se në eliminimin e Brilant Martinajt në urën e Fushë Krujës është e përfshirë edhe policia.
“A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën? A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie? A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?”, tha Berisha.