Në Përrenjas, një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme, ku një automjet i Policisë së Shtetit është përplasur me një tjetër automjet.
Si pasojë e përplasjes, një efektiv policie ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.