Gjykata e Tiranës la në burg efektivin e policisë Erion Goxhara, i cili plagosi me armë 45-vjeçarin në Tiranë. Erion Goxhara qëlloi me gjashtë plumba pistolete Lorenc Kostën duke e lënë të plagosur. Autori e ka xhiruar me celular të plagosurin dhe videon ia ka dërguar kunatit të tij.
Ngjarja e rëndë dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive xhelozie që punonjësi i policisë, kishte me të plagosurin, pasi bashkëshortja e efektivit punonte në të njëjtin institucion me të dhe dyshohet se inxhinieri kishte një lidhje jashtëmartesore.