Gjykata ka lënë në burg Blerti Kanushin, 23-vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes së 72 vjeçarit Faik Ajdini në Zhapokikë të Memaliajt. Në arrest shtëpie do të qëndrojë Darovi Ajdini. Kjo e fundit akuzohet për zhdukje të provave të krimit.
Kanushi ka qëndruar përgjatë gjithë kohës i heshtur dhe nuk ka reaguar në asnjë moment duke ia lënë të drejtën e reagimit avokatit të tij, Malo Sadikaj.
Ky i fundit dhe avokati tjetër i të arrestuarës, Agron Iljazi, në fjalën e tyre kane sqaruar pozitën e klientëve të tyre duke kërkuar masë më të lehtë.
Skëndër Ajdini 71 vjeç dhe bashkëshortja e tij Darovi Ajdini 64 vjeçe, nipi i tyre, Blerti Kanushi 23 vjeç dhe djali i tyre, Bledar Ajdini 43 vjeç organizuan vrasjen për motive banale.