Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka njoftuar se do të shpërndahen libra shkollorë falas për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm.
Rama shprehet se kjo është një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor.
“Mirëmëngjes dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.