Një 48-vjeçar u arrestua në Fier me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar në Itali.
48-vjeçari Altin Stopani alias Erion Veliu në vitin 2012 ishte dënuar në Itali me 9 vite burg për pjesëmarrje në organizata kriminale, armëmbajtje pa leje, trafikimi të lëndëve narkotike he shfrytëzim për prostitucion.
Ndërkohë po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të ekstraduar 48-vjeçarin në Itali.