Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i kërkon Kosovës që të dëgjojë jo vetëm miqtë dhe aleatët por të konsultohet edhe me Shqipërinë përpara se të hapë Urën e Ibrit.
“Prioriteti i politikës së jashtme është Kosova. Të gjitha hapat që ndërmarrin duhet ti diskutojnë në radhë të parë me ata që i duan shumë dhe i kanë për zemër përpara se të marrin cdo hap.
Ti negociojnë, diskutojnë dhe debatojnë dhe të arrijnë konkluzione me vendet dhe organizatat që e kanë bërë Kosovën të lirë. Këtu hyn edhe Shqipëria. Cdo iniciativë e mirë bëhet e rakorduar me ata që e duan më fortë se të gjithë të tjerët Kosovën” tha ai.