Policia greke ka arrestuar një 40-vjeçar i cili rezultonte me precedentë penalë në Shqipëri.
Shqiptari Stiliano Arizi u arrestua pasi kazohet për grabizje dhe dëmtime të rënda.
Në rrugët “Kordeliou 41” dhe “Kordeliou 43″ në Athinë, ai ka hyrë në banesën e 86-vjeçares greke me iniciale M.S., dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë disa sende me vlerë.
Më pas shqiptari ka shkuar në banesën e vajzës së 86-vjeçares dhe i ka marrë dhe duke e kanosur i ka marr A.P., 66 vjeç sende sërish me vlerë.
Stiliano Arizi rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë. Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht ai rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”.