Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për aksionin e policisë në Veri, duke theksuar se veprimet nuk ishin të koordinuara dhe kanë përkeqësuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
Ambasada e cilëson aksionin si një shkelje të premtimeve për koordinim dhe nënvizon se ka pasur instrumentalizim të policisë.
“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton një përkeqësim real dhe në rritje të partneritetit tonë.
Siç e kemi theksuar më parë, veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar”, thuhet në reagim.
Përfundon operacioni në veri, ja çfarë sekuestroi Policia e Kosovës