Policia ka arrestuar një 31-vjeçar pasi ka dhunuar brutalisht bashkëshorten e tij në banesën e tij Maliq.
Gjatë një debati për motive xhelozie, 31-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten e tij 28-vjeçare dhe më pas e ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Në debat ka ndërhyrë dhe babai i 31-vjeçarit, i cili ka ushtruar edhe ai dhunë ndaj nuses së tij. Fqinjët e kanë dëgjuar 28-vjeçaren dhe kanë lajmëruar policinë.
Menjëherë ka arritur policia dhe ka parandaluar konfliktin duke arrestuar 31-vjeçarin, i cili ishte skeduar si përdorues i lëndëve narkotike. Ndërsa babai i tij është proceduar në gjendje të lirë dhe 28-vjeçarja u pajis me urdhër të prerë.