-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti s’i pyet, SHBA: Vlerësojmë Osmanin për koordinimin

Kryesoret

Ambasada amerikane në Kosovë shpreh mirënjohje për presidenten Vjosa Osmani, e cila sipas ambasadës, pati përkushtimin për të biseduar me ndihmës-sekretarin e ri të ShBA-ve rreth aksioneve të Kosovës në veri, ku u mbyllën pesë objekte të komunave ilegale.

Ambasada thotë se “vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik”.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot ndihmës-sekretari i ri i ShBA-ve Alexander Kasanof dhe presidentja Vjosa Osmani diskutuan për një sërë çështjesh kyçe, duke përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare.

E vlerësojmë përkushtimin e Presidentit Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike”, thuhet në njoftimin e ambasadës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit