Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ka folur për kërcënimin që iu bë Armand Dukës nga Nazmi Selmani, babai i portierit të Tiranës.
“Unë kam ardhur në Tiranë para një ditë e gjysmë, më kanë treguar por nuk kam informacion, për mua është e rëndësishme që situata është zgjidhur dhe kjo është e gjitha cfarë mund të them” tha ai.
Në fund, Silvinjo kishte një mesazh për dy lojtarë kuqezinj që u larguan nga kombëtarja.
“Dua të bëj një falënderim për Cikalleshin dhe Gjasulën. Dy lojtarë që kanë dhënë një kontribut të madh në fushë për kuqezinjtë ku janë dalluar për punën e palodhur. I falënderoj për shpirtin dhe zemrën që kanë dhënë për ekipin” tha ai.
https://5pyetjet.al/category/sport/