Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar interpelancë urgjente me ministrin e Financave Petrit Malaj.
Tabaku shprehet se një muaji gjykata kushtetuese vendosi se taksa sociale mbi profesionet e lira ishte antikushtetuese dhe e padrejtë.
“Për profesionistët e lirë, grupi parlamentar i PD për të rrëzuar një taksë të padrejtë qeveria shqiptare nuk i ka kthyer pothuajse 13 milionë euro profesionistëve të lirë që ua morri këtë taksë. Të parët për të marrë dhe të fundit për të paguar, kjo ka qenë historia edhe eksperienca e këtyre 11 viteve të qeverisë socialiste”, shkruan Tabaku.
Ajo shprehet se i ka dërguar në interpelancë ministrit të Financave në mënyrë që të kërkoj llogari se përse nuk po kthen këstet e marra padrejtësisht.
Më tej Tabaku thotë që partia Demokratike po ndërmerr iniciativa dhe nisma që i ka gati.
“Nëse qeveria nuk ndërmerr rimbursimin e shtresës së mesme dhe profesionistëve të lirë, grupi Parlamentar i PD do ta bëj me një propozim ligjor”, theksoi deputetja Tabaku.