-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarë e të huaj shesin kokainë në festival në Vlorë

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar 7 shqiptarë dhe të huaj të cilët vepronin si një grup kriminal që kishte si qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.

Në kuadër të operacionit “Parts 28”, policia ushtroi kontroll gjatë një festivali të zhvilluar në Delisuf ku dhe u arrestuan këta të rinj që kryenin aktivitet kriminal.

Atyre iu sekuestrua kokainë, MDMA, ekstazi, LSD, kanabis, 2 automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë A. S., 37 vjeç, banues në Poloni; P. O., 38 vjeç, banues në Hungari; Ch. G., 27 vjeç, banues në Itali; G. M., 20 vjeçe, banuese në Itali; P. S., 43 vjeç, banues në Çeki; S. S., 20 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 27 vjeç, banues në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit