Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se facebook në mënyrë të paprecedentë i ka bllokuar konferencën e djeshme për mediat që u transmetua live.
“Një përpjekje e dëshpëruar censure për të vërtetat që tronditin nga themelet Narkoshtetin, që në bashkëpunim me SPAK-un, po bëjnë çdo përpjekje mafioze për t’i mbyllur gojën opozitës. Në respektin tuaj, po e ripublikoj të plotë videon e konferencës time për shtyp!”, u shpreh Meta.
Më tej ai theksoi se asnjë fuqi nuk e ndal Partinë e Lirisë në misionin e saj historik ër të vënë sa më parë në jetë 5 Prioritetet madhore për 4 milion shqiptarë plus.