Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në një incident të dhunshëm që ndodhi në një lokal në Heraklion të Kretës, Greqi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të shtunën, kur një sherr mes klientëve në lokal kaloi në një përleshje të dhunshme jashtë ambienteve të lokalit. Sipas raportimeve nga media greke “Protothema”, shqiptari u godit disa herë me thikë nga një bashkëatdhetar tjetër. Ai është dërguar në spitalin e Venizelios, ku iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia greke ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim për lidhje me këtë ngjarje të rëndë.