-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Jemi të palëkundur’! Hasani telefonon ministri e Jashtëm ukrainas

Kryesoret

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike më homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha, i cili sapo ka marrë detyrën e tij si ministër i Jashtëm.

Në postimin e tij Hasani shkruan se gjatë bisedës telefonike i ka shprehur mbështetjen e tij të plotë homologut ukrainas i cili e ka marrë detyën në një moment të vështirë për vendin.

Ndër të tjera ai shton se përmes këtij veprimi ka rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. E urova ngrohtësisht dhe i shpreha mbështetjen time të plotë, teksa ai merr pozicionin e tij si Ministër i Jashtëm gjatë këtyre kohërave sfiduese. Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shkruan ministri Igli Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit