Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos, me trajnerin kryeqytetas që rikthehet dhe njëherë në stolin e “Nëndetëses”.
Tekniku 57-vjeçar, pasi e mbylli Ballkanin në Kosovë, aty ku fitoi tre tituj kampion dhe arriti të luante dy herë në grupet e Ligës së Konferencës, është rikthyer dhe njëherë në elitën e futbollit shqiptar.
Daja do të ulet dhe njëherë në stolin e Dinamos, teksa takimi i radhës do të jetë ai i së enjtes së 12 shtatorit, pikërisht kundër skuadrës së fundit që drejtoi në Superiore, Partizani.