Policia Kufitare e Kavajës gjatë monitorimit në zonën bregdetare kanë konstatuar një mjet lundrues velier që bënte lëvizje të pakontrolluara dhe kishte ngecur disa metra larg detit.
Më pas policia kufitare Spille ka ushtruar kontroll në velier dhe kanë gjetur e sukuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.
Gjithashtu kanë gjetur edhe një pasaportë gjermane të një 85-vjeçari me iniciale F.R.
Në bashkëpunim me Guarda di Finanza rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali në drejtim të Kroacisë. Nga verifikimet dyshohet se drejtuesi i velieres mund të ketë rënë në det për shkak të motit të keq dhe dallgëve.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.