Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar Alicia Kearns ka reaguar së fundmi në lidhje me shtatë kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kearns me anë të platformës X thotë se pas deklaratave të mbrëmshme të Vuçiçit, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan.
Ajo shprehet se gati një vit pas sulmit në Banjskë ende nuk ka drejtësi, dhe pavarësisht përfshirjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja.
“Vuçiç po ndjek strategjinë e Putinit, duke shpallur plane për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është një shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga pikëpamjet sektare, banorët e veriut të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më shumë, jo të përdoren si pengje dhe gurë shahu në ambiciet irredentiste”, shkruan Kearns.