Gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka me anë të një video në rrjetet e tij sociale ka folur për aksidentin që ka pësuar reperi nga Kosova, Meriton Mjekiqi.
Zeka ka treguar se natën e aksidentin ka qenë në një makinë me Meritonin, ndërsa sipas tij gjendja e tij dhe e Meriton Mjekiqit është e stabilizuar.
“Për ju që jeni shqetësuar për punën e Meritonit, për aksidentin e tij. Unë dhe ai kemi qen në një makinë, Meritoni dhe unë jemi shumë mirë, siç më shihni”, është shprehur ai.