Ditën e sotme një 36-vjeçar shqiptar është plagosur në kryqëzimin e rrugëve ‘Kerameikou’ dhe ‘Iasonos’ në Athinë. Shqiptari është plagosur në këmbë dhe është transportuar për në spitalin “Genimatas” të Greqisë.
Menjëherë pas ngjarjes polici greke shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë gjahu. Sipas medias greke, nga hetimet paraprake dyshohen tre persona.
Ndërkohë po vijon puna në mbledhjen e materiale dhe kamerat e mundshme të sigurisë në vendngjarje.