Gjatë një sherri në punë shqiptari ka mbetur i lënduar. Gjatë një mosmarrëveshje në ndërtim në Heraklion të Greqisë, shqiptari dhe një palestinezë janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta.
Njëri ka goditur me çekiç dhe tjetri me vare dhe si pasojë të dy janë plagosur lehtë në kokë. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Më pas janë arrestuar dhe është dhënë urdhër ekspertiza mjeko-ligjore.