Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas në aksin Korçë-Pogradec.
40-vjeçari me iniciale T.I., drejtuesi i automjetit tip Benz ka përplasur një këmbësore, e cila si pasojë është plagosur. Menjëherë këmbësorja L.M., 48 vjeçe është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është dërguar në komisariatin e Korçës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërsa policia po vijon punën për të zbardhur shkakun e aksidentit.