-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mustafa: Herët a vonë, Lugina e Preshevës do të bëhet pjesë e Kosovës

Kryesoret

Ditën e sotme shqiptarët në Luginë në Preshevë kanë protestuar kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia. Protestuesit dolën me moton “Për identitet dhe dinjitet”.

Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha së kjo është protesta e dytë pas saj që u mbajt në Bujanoc dhe sipas tij kjo nuk është protesta as e parë dhe e fundit që ka të bëj më pakënaqësinë e shqiptarëve në Luginë. Ai theksoi se herët ose vonë Laguna e Preshevës do të bëhet pjesë e Republikës së Shqipërisë.

“Preshevarët janë gjithmonë ata të cilët prijën proceset politike në Luginë të Preshevë, me këtë është shpreh një pakënaqësi të jetës shoqërore: E para, për shkak të pasivizimit të adresave tendencë e hapur për spastrim etnik, mos kthimin e gjykatave të Prokurorisë në Preshevë, mos lejimi të simbolit kombëtar, mos lejimi i teksteve që botohen në Kosovë, mos kthimi i lapidarit të dëshmorëve të kombit që në vitin 2020 e mori Policia e Serbisë”, tha Musfafa.

Më pas ai tha se nuk do të qëndrojnë duarkryq, duke përdorur mjetet politike, karshi albanafobisë që është prezentë në politikën e Serbisë.

“Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, kanë kthyer sytë e ndjenjën e shpirtin ka Prishtina e Tirana. Në këtë drejtim angazhimi e jetësimi i politikës shqiptare është në këtë tre komuna është që një ditë herët a më vonë të bëhen pjesë integrale të Republikës ku ndjehen të lirë dhe të barabartë”, tha Mustafa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit