Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Toskanës në Itali për shkak të motit të keq.
Si pasojë e reshjeve të forta të shiut dhe vërshimeve, një foshnje pesë muajshe dhe gjyshja janë zhdukur.
Zjarrfikësit arritën që të shpëtonin vetëm babain e foshnjës dhe po vijon puna për gjetjen e dy të zhdukurve. Mësohet se ata ishin turistë të huaj dhe kishin qenë me pushime në Itali.
Gjithashtu banesat dhe tokat bjqësore janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha.