Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike pas ngjarjeve të tensionuara në Kuvend, ku u dogjën karriget dhe ndodhi një përplasje me Gardën.
Komisioni i Etikës do të mblidhet sot në orën 15:00 për të shqyrtuar këtë kërkesë. Një ditë më parë, 23 deputetë të opozitës u dërguan në SPAK për akuzat lidhur me shkatërrimin e pronës dhe goditjen për shkak të detyrës, pas incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare.