-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Greqi 37-vjeçari i kërkuar për vrasje në Shqipëri

Kryesoret

Një person i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare është arrestuar në Greqi. Ngjarja ndodhi në lagjen “Menidi” të Athinës, ku policia greke, gjatë patrullimit, vuri re dy persona të dyshuar. Kur iu kërkua të ndaloheshin, ata hodhën disa qese dhe u larguan me vrap.

Njëri prej tyre u kap, dhe gjatë kontrollit të qeseve u gjetën dhe sekuestruan 2 granata F1, mekanizma ndezës, dhe një sasi fishekësh. Identiteti i të arrestuarit është Ermal Meko, 37 vjeç nga Berati, për të cilin ka një urdhër arresti në Shqipëri për vrasje, grabitje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Policia greke po heton gjithashtu për identitetin e të dyshuarit tjetër dhe arsyet e mbajtjes së municionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit