Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier, e cila ofron kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues.
Rama thekson se ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit. Ai shprehu optimizëm për fillimin e një viti të ri shkollor me standarde të larta.