-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytja në vend/ Xhaferri: Kreu i bandës 5D në çdo edicion lajmesh, po sfondi pas tij është me diell

Kryesoret

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me përmbytjen e kryeqytetit, pas reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin.

Xhaferri shprehet se Tirana sot është nën mbretërinë e ujit që në mungesë të një sistemi kanalizimesh efiçent ka vërshuar rrugëve janë shkaktuar dëme në mijëra anesa dhe sipërmarrje në lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe veçanërisht në ato zina që përshkon Lana.

“Sikur Bashkia Tiranë të kishte investuar vetëm gjysmën e fondeve që alokon për propagandë, për mirëmbajtjen e rrjetit kanalizimeve dhe zgjerimin e tij në raport të drejtë me zgjerimin e qytetit sot dëmet nga përmbytjet do të ishin minimale. Me ato paga që UKT paguan gazetarë e moderatorë që as nuk i dinë zyrat e këtij institucioni, të paguheshin eskpertë të fushës, Tirana çdo vjeshtë nuk do kthehej në Venecian e Ballkanit. Sot Kreu i Bandës 5D është në çdo edicion lajmesh dhe sfondi pas tij është me diell ndonëse Tirana është nën ujë, pasi prioritet i tij në 9 vitet në krye të Bashkisë kanë qenë, propaganda, fasada dhe zhvatja.”, shkruan ai.

Më pas ai thotë që me 7 tetor të marshojmë kundër sektit që vjedh dhe përçmon barbarisht qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit