Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike Dorian Teliti me anë të një postimi në rrjetet sociale bën thirrje që me 7 tetor të protestohet për të drejtat, kundër korrupsionit dhe betonizimit të Tiranës.
Teliti thotë që Tirana është një “geto urbanistike”, ndaj dil e protesto ndaj betonit që përmbyt.
“Ndërtimet pa kriter të viteve të fundit, ndërtime në cdo shesh bosh dhe hapësirë publike, pa i shoqëruar me infrastrukturën e domosdoshme në rrugë, rrugica dhe kanalizime, e kanë shndërruar Tiranën urbane në një “geto urbanistike”. Mbi 10 milionë m2 leje ndërtimi të dhëna nga shefi politik i 5D, rekord ky ndërkombëtar!
Cfarë duhet të presim më për tu ngritur?”, shkruan ai.