-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Vëllazërit Xhafaj dhe Rama festojnë arrestimin e Salianjit, por do ta luftojmë krimin!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi vëllazëritë Xhafaj dhe Rama për festimin e burgosjes së Ervin Salianjit, i cili, sipas tij, mbrojti interesat e publikut.

Berisha njoftoi se do të protestojnë më 7 tetor për të kundërshtuar krimin dhe korrupsionin, duke premtuar se do të luftojnë për të sjellë drejtësi. Ai e konsideroi arrestimin si një tentativë për të ndëshkuar ata që sulmojnë strukturat e drogës në vend.

Fjala e tij:

Qytetarë dhe qytetare, Ervin Salianji është sot në burg sepse guxoi të mbrojë interesin tuaj, sepse sulmoi në zemër dy vëllazëritë më të rrezikshme të drogës, vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama.

Qytetarë dhe qytetare, dua t’u informoj sonte se vëllazëria Rama dhe vëllazëria Xhafaj e festuan me shampanjë burgosjen e Ervin Salianjit.

Por jo vetëm kaq, ua them ju këtu, e festuan me betim njëlloj si padrinot në shpellat e mafies se për tre muaj, të njëjtin fat do ketë edhe Gazment Bardhi.

Sepse Gaz Bardhi, siç jeni ju në dijeni, e riktheu në skenë Olsin e Xibrakës, këtë kriminel trafikant, të pangopur, të cilin Edi Rama e përdor për punët e tij më të pista.

Edhe ne jemi sonte këtu, do jemi në ora 18:00 me datën 7 tetor me betim solemn, se vëllazërinë Xhafaj dhe vëllazërinë Rama dhe çdo vëllazëri tjetër, me forcën e ligjit, me gërshërët e ligjit do t’i çojmë atje ku e meritojnë.

Ka vetëm një rrugë për ne, betejë, betejë dhe vetëm betejë.

Cilido që mendon se krimi nuk duhet të vendosë për fatin e tij, se krimi nuk duhet të vendosë për vullnetin e tij, se krimi dhe droga nuk duhet të vendosin për të ardhmen e tij, duhet të bashkohet me ne ditën e hënë sepse në Shqipëri, krimi, droga, mafia janë vendimmarrësit absolutë kryesorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit