Emine Erdogan në takim me Linda Rama: Forcimi i Lidhjeve Historike Shqipëri-Turqi
Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan , u takua me Linda Ramën në Tiranë, ku diskutuan për vlerat e përbashkëta kulturore që forcojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë.
Gjatë takimit, ato theksuan rëndësinë e vizitave dypalëshe për thellimin e lidhjeve historike. Takimi ishte pjesë e vizitës zyrtare të Presidentit Erdogan në Shqipëri, që përfshin inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, xhamia më e madhe në Ballkan.
Zonja e Parë, në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale, ka ndarë mesazhin në lidhje me takimin “Në kuadër të vizitës sonë zyrtare, u takuam në Tiranë me zonjën Linda Rama, bashkëshorten e nderuar të Kryeministrit të Shqipërisë. Ne diskutuam për çështje që do të forcojnë më tej lidhjet historike dhe kulturore midis dy vendeve tona. Është besimi ynë i përbashkët se marrëdhëniet mes vendeve tona do të thellohen me vizita dypalëshe”.









