Ditën e sotme çifti shqiptar u arrestua në Athinë pasi në makinë iu gjetën armë dhe eksploziv. Momenti i arrestimit të 39-vjeçarit shqiptar Armiol Rrasa është publikuar.
Në video shikohet 39-vjeçari i cili gjatë arrestimit ishte ulur në trotuar në anë të rrugës.
Gjatë kontrollit u gjet e fshehur në një çantë blu një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.
Dy të arrestuarit u dërguan në Drejtorinë e Policisë, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e sendeve të sekuestruara.
Ndërkohë policia greke po vijon hetimet.
EMRAT+FOTO/ Me armë dhe eksploziv në makinë, ja kush është çifti shqiptar