-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama injoron PD-në: Dy protesta ka pasur Shqipëria

Kryesoret

Në sezonit e protestave që ka nisur opozita, nuk ka munguar reagimi i parë me ironi i kryeministrit Edi Rama. Gjatë një bisede në Podcastin e tij  “Flasim”, ndër të tjera duke folur për studentët dhe shkollimin, u shpreh se në Shqipëri vetëm dy kanë qenë protesta qytetare dhe që kanë mbledhur njerëz.

“Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, ato të tjerat janë organizime partish dhe sipas sensit që njerëzit kanë, që jemi më afër apo jemi më larg mundësisë së marrjes së fitores, vijnë më pak o më shumë.

Protesta e parë ishte ajo e armëve kimike dhe e dyta protesta e studentëve, kishte një ndjeshmëri të brendshme që sillte njerëzit dhe elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve. Në protestën e dytë një tjetër element i studentëve ishte që jashtë nxori elementët politikë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit