Një 45-vjeçare u arrestua në Durrës pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.
45-vjeçarja Edisnajda Shapka lindur dhe banuese në Durrës u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.
Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Ndërkohë po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar 45-vjeçaren në Itali.