Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Korçë-Ersekë, ku në hyrje të qytetit F.M., drejtuesi i makinës tip “Benz” është përplasur me makinën tjetër.
Si pasojë ka mbetur e lënduar drejtuesja me iniciale E.S.., dhe dy pasagjerë që ndodheshin në këtë makinë. Ata janë dërguar në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.