Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim shprehet se Shqipëria për popullatën që ka ka pasuritë më përrallore.
Berisha tha se Shqipëria ka pasuritë më mahnitëse se çdo vend tjetër.
“Nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë një nëntokë kaq të pasur sa nëntoka e Shqipërisë. Po nuk gjen një vend në këtë rajon që të ketë ujëra dhe tokë pjellore, siç ka Shqipëria. Nuk gjen një vend në këtë rajon të ketë brigje kaq mahnitëse, sa janë malet e Shqipërisë. Të ketë Alpet epike, siç janë Alpet e Shqipërisë. Të ketë njerëz punëtorë. Të ketë pra naftën, detin, kromin, alpet, brigjet si asnjë vend tjetër.”, u shpreh kreu i PD.