Të enjten, vendi ynë do të ndikojë nga masat ajrore të qëndrueshme, me parashikim të motit me alternime ndërmjet kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat mund të bëhen hera-herës të dendura.
Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore pritet shpejtësi deri në 10 m/s. Intensiteti i detit do të jetë 1-2 ballë.
Temperaturat e parashikuara janë: 9 deri 24°C në zonat malore, 14 deri 27°C në zonat e ulëta dhe 14 deri 26°C në zonat bregdetare.