-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja në Kuvend/ Karamuço: Efektivi nuk kishte armë, FNSH nuk duhet të ishte aty

Kryesoret

Ditën e sotme në Kuvend pa përplasjeve në Kuvend, një polic i drejton armën deputetit demokrat Luan Baçit. Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në emisionin 360 gradë ka konfirmuar se polici nuk kishte armë.

Karamuço thotë se “ka pasur një përplasje në debat për zbatimin korrekt të ligjit dhe rregulloreve për objektin e rëndësisë së veçantë, nga e cila FNSH nuk duhet të ishte fare aty.”.

Ai shprehet se po analizohet se kush e ka thirrur FNSH aty pasi askush nuk e di.

“Këndi i brrylit që çon dorën aty ku e ka çuar, e çon mbi jelekun taktik, poshtë sqetullës dhe aty disa prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë, mbajnë bombula neuroparalizuese. E kam parë me rezolucion të lartë, mesi i dorës ka një send të rrumbullakët që është fillimi i bombulës së gazit. Nuk ka pasur armë. Edhe kllëfi që e kanë bosh është pjesë e brezit kolektiv. Por që i kanë bosh sidomos FNSH, e ka me rregullore dhe ligj. Nuk iu lejohet që të mbajnë armë.”, tha eksperti i kriminalistikës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit